Telegrafi

Leonardo: Inter dhe Juve janë më të fortë se Milani

“Jam i lumtur dhe entuziast për këtë sfidë. Stoli i Milanit është shumë i rëndësishëm dhe mua më qeshet kur lojtarët më thirrin trajner, sepse ende nuk jam mësuar me këtë emër”.

“Milani ka identitetin e vet historik. Ka periudha kur gjithçka shkon mirë, dhe ka periudha kur duhet të djersitemi më shumë dhe të analizojmë mirë detajet, siç po ndodh tani”.

“Tani për tani Interi është favorit. Juve është po ashtu skuadër e fuqishme, mirëpo mund t’u them se prapëseprapë ne mund të jemi befasia”.

“Ekipi ynë është shumë i vogël, duke qenë se jemi të përkushtuar në shumë kompeticione, prandaj kemi nevojë për emra të tjerë në skuadër”, është shprehur Leonardo për RAI.