Telegrafi

Leonardo i kënaqur me fitoren

“Ishte ndeshje shumë e vështirë. Të fitonim ishte e vështirë ndaj Fiorentinas, larg prej thjeshtësisë. Ishte një fitore e rëndësishme dhe keni parë reagimin e djemve të mi pas golit të Ronaldinhos. Sa i përket luftës për vendin e tretë, kjo fitore ishte shtytje e madhe. Edhe pse matematikisht gara është e hapur, ne kemi fituar moral pas rezultateve zhgënjyese”.

“Çështja Berlusconi? Ne kemi raporte të mrekullueshme kur dihet se ne punuam së bashku për më shumë se 13 vite. Nuk dua të komentoj për asgjë tjetër përpos fitores së arritur ndaj Fiorentinas”, ka thënë Leonardo pas ndeshjes. /Telegrafi/