Këngëtari i ri, Leonardo Gashi, ka lansuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Deshta”.
Artisti i talentuar ka zgjedhur zhanrin R&B për këtë projekt të ri, duke vazhduar të eksplorojë nuancat e këtij stili muzikor që shquhet për ritmet e lira e ndjenjat që transmeton.
Për realizimin e kësaj kënge, Leonardo ka bashkëpunuar ngushtë me producentin Enes, ndërsa ka mbajtur rolin e tekstshkruesit për veten, duke u siguruar që ndjenjat dhe mesazhi të jenë sa më autentikë dhe të afërt me shpirtin e tij artistik.
Në klipin që shoqëron këngën, regjisori Dan Davito ka sjellë për publikun pamje mahnitëse të dimrit, të kombinuara me performancën e Leonardo Gashit.
Estetika vizuale dhe muzikore e videoklipit ndërthuren në një tregim që jo vetëm që kap vëmendjen vizive, por edhe përcjell thellësinë e këngës “Deshta”.
Ky projekt i ri është pritur me entuziazëm nga ndjekësit e tij dhe pritet të bëhet një nga këngët që do të dëgjohen në playlistat e dashamirësve të muzikës së mirëfilltë. /Telegrafi/