Telegrafi

Leonardo: Ende jemi në merkato

Edhe pse mendohej se pas transferimit të Klaas-Jan Huntelaar transferimet për Rossonerët kanë marrë fund duke llogaritur mungesën e fondeve, trajneri Leonardo thotë të kundërtën.

“Afati kalimtar? Është i hapur deri më 31 gusht, kështu që nuk do të ishte e drejtë të themi se për ne ka marrë fund. Ende kemi në shënjestër disa lojtarë”.

“Ende jemi duke u përgatitur, dhe do të vazhdojmë punën që ta gjejmë formën tonë më të mirë para fillimit të sezonit”.

“Kemi zhvilluar disa ndeshje dhe tani i dimë pozitat të cilat duhet t’i përmirësojmë”.

“Arritëm të nënshkruajmë me Huntelaar dhe ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm, sepse ai ka një aftësi të jashtëzakonshme para golit. Jam shumë i lumtur që ai na është bashkëngjitur”, ka thënë Leonardo për Milan Channel.