Site icon Telegrafi

Leonardo drejtor i ri i Milanit, së shpejti dihet edhe shefi ekzekutiv

Emërimi i Leonardos në pozitën e drejtorit të Milanit është vetëm çështje kohe.

Mediat italiane raoprtojnë se Leonardo tashmë ka marrëveshje me Milanin dhe do të emërohet në orët në vijim.

Braziliani ka 124 paraqitje për Rossonerët përgjatë dy peruidhave si lojtar, duke fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë, ashtu sikurse edhe Kupën e Botës në vitin 1994.

Ai u rikthye në San Siro pas pensionimit, së pari si drejtor teknik më pas si trajner në sezonin 2009-2010, duke zënë vendin e tretë me Djajtë e Kuq.

Trajneri 48 vjeçar në mënyrë kotnraverse kaloi te rivali i përbetuar, Interi, në dhjetor të vitit 2010, duke fituar Kupën e Italisë.

Ai ka kaluar kohë më pas si drejtor i Parisit dhe i Antalyasporit.

Në anën tjetër spekulohet se tashmë është emëruar edhe shefi i ri ekzekutiv, e ai është Ivan Gazidis i Arsenalit.

Presidenti i ri, Paolo Scaroni, do të marrë përsipër rolet e lartpërmendura deri sa të bëhen konfirmimet e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version