Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio shijuan një tjetër mbrëmje me babanë dhe njerkën e tij të mërkurën (7 qershor).
Supermodelja, 28 vjeç, dhe aktori fitues i çmimit “Oscar”, 48 vjeç, u panë të dy duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër.
Kjo shënon natën e tyre të dytë radhazi në kryeqytet, pasi të martën shkuan për darkë me prindërit e Leos në China Tang, shkruan DailyMail.
Raportohet se romanca e çiftit mbaroi në shkurt, por pavarësisht përfundimit të dukshëm të lidhjes së tyre të shkurtër, të dy u panë së bashku disa herë në maj dhe dyshohet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.
Leo u pa duke mbërritur në hotel në mënyrë të fshehtë, duke ndjekur babain e tij George dhe njerkën Peggy Farrar.
Ylli i “Titanic” u pa i veshur me një palë xhinse të errët dhe një xhaketë të zezë të thjeshtë, me atlete të bardha.
Duke vazhduar me veshjen e tij të zakonshme, ai mbante një kapele të zezë bejsbolli dhe një maskë të zezë.
Ndërkohë, Gigi u pa teksa rikthehej në të njëjtin hotel disa sekonda larg Leos dhe prindërve të tij.
Modelja dukej me stil e veshur me një palë xhinse të grisura dhe një triko bruz, ajo veshi edhe një pallto të gjatë të zezë dhe mbajti një çantë të vogël gjithashtu të zezë.
Gigi e kompletoi ‘look’-un e saj me një palë këpucë të zeza prej lëkure, disa gjerdan me zinxhir ari dhe syze dielli. /Telegrafi/