Site icon Telegrafi

Leonardo DiCaprio takohet me Donald Trump, flasin për rritjen ekonomike

Leonardo DiCaprio bashkë me kryetarin e fondacionit të tij janë takuar me presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.

Ata kanë diskutuar se si vendet e punës të koncentruara në ruajtjen e ambientit do të mund t’i jepnin shtytje të madhe ekonomisë, shkruan Time.

Në një qëndrim për Asocciated Press, Terry Tamminen – Shefi ekzekutiv i Fondacionit Leonardo DiCaprio, ka konfirmuar takimin që është mbajtur në Trump Tower në New York City.

Tamminen ka thënë se pala është prezantuar para Trump, të bijës së tij Ivanka dhe anëtarëve tjerë të ekipit të Trump ku është biseduar me fokus se si nga energjia e pastër mund të krijoheshin miliona vende pune. /KlanK/Telegrafi/

Exit mobile version