Telegrafi

Leonardo DiCaprio shihet në shoqërinë e mikes së Gigi Hadidit, Meghan Roche

Foto: TMZ

Thashethemet kanë qarkulluar që një kohë të gjatë kur bëhet fjalë për Leonardo DiCaprion dhe Gigi Hadidin, por tani duket se mund të jetë dikush tjetër në skenë.

Ylli i Hollywoodit ka qenë me pushime me jaht së fundmi dhe kësaj radhe është parë me një modele tjetër, mikeshën e Hadid.

Dicaprio, 48 vjeç, u nis këtë fundjavë në brigjet e Ibiza, Spanjë, së bashku me Meghan Roche, një modele amerikane 22-vjeçare që ka punuar me markat më të mira luksoze.

Foto: TMZ

Në imazhet e publikuara nga TMZ, Leo dhe Meghan mund të shihen duke dalë nga i njëjti furgon së bashku, dhe ata morën rrugën për në jahtin e aktorit dhe duket se askush tjetër nuk hipi në anije.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio tregon fizikun e tij, ndërsa shijon pushimet në një jaht me miq dhe bukuroshe në brigjet e Sardenjës

Dyshja shihet se kanë kaluar mbrëmjen së bashku, pasi të dielën është një tjetër set fotosh të Meghanit me një veshje krejt tjetër.

Foto: TMZ

Deri më tani nuk ka shenja afeksioni, por mediat nisën menjëherë thashethemet pasi fituesi i çmimit “Oscar” po shijon beqarinë prej më shumë se një viti, pasi i dha fund lidhjes me Camilla Morrone.

Gjatë javëve të fundit, thashethemet për një lidhje të mundshme mes Dicaprios dhe Gigi Hadid nuk janë shuar, edhe pse është përmendur në shumë raste se ata janë thjesht miq të mirë.

Foto: TMZ

Meghan, meqë ra fjala, është parë disa herë në krah të Gigit. /Telegrafi/

Foto: TMZ