Site icon Telegrafi

Leonardo DiCaprio planifikon të martohet me të dashurën 23 vjet më të re?

Leonardo DiCaprio, 44 vjeç, dhe partnerja e tij Camila Morrone, 22 vjeçe, janë më të afërt si asnjëherë tjetër pavarësisht diferencës që kanë në moshë.

“Ata janë më seriozë. Nuk është vetëm një romancë e thjeshtë. Camila e kalon të shumtën e kohës në shtëpinë e aktorit”, ka thënë një burim për People.

Aktorët, të cilët udhëtojnë së bashku shumë shpesh, përfshirë Coachellan dhe më vonë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku DiCaprio debutoi në Hollywood me filmin “One Upon a Time”, janë thuajse vazhdimisht në fokus të mediave.

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone (Foto: Christopher Peterson / SplashNews.com)

“Camila që një kohë njihet si e dashura e Leos dhe ky i fundit e ka njoftuar edhe me prindërit e tij”, vazhdon më tej burimi.

Ndërkaq, ata kanë filluar të takohen që nga janari i vitit 2018-të dhe duket se po planifikojnë edhe për martesë.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio fotografohet duke darkuar me të dashurën 22 vite më të re

Në vazhdim do të shohim se çfarë do të ndërmarrin dyshja e famshme rreth lidhjes së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version