Telegrafi

Leonardo DiCaprio i përgjigjet akuzave të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro

Aktori i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, i është përgjigjur akuzave tronditëse të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro.

Bolsonaro fajësoi aktorin e “Once Upon a Time in Hollywood” se po bënte dhurime për organizatat jofitimprurëse që, ai pretendon, se janë pas disa zjarreve që u ndezën në pyjet e Amazonës.

DiCaprio lëshoi një deklaratë përmes Instagramit të shtunën ku shkruhej: “Në këtë kohë krize për Amazonë, unë mbështes njerëzit e Brazilit që punojnë për të shpëtuar trashëgiminë e tyre natyrore dhe kulturore. Ata janë një shembull i mahnitshëm, lëvizës dhe përulës i angazhimit dhe pasionit të nevojshëm për të shpëtuar mjedisin”.

“E ardhmja e këtyre ekosistemeve të pazëvendësueshme është në diskutim dhe unë jam krenar të qëndroj me grupet që i mbrojnë ata. Ndërsa jemi të denjë për mbështetje, ne nuk i kemi financuar organizatat e synuara”.

Lexo po ashtu Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro po akuzon Leonardo DiCaprion për ndezjen e zjarreve në Amazonë

“Unë mbetem i përkushtuar për të mbështetur komunitetet indigjene braziliane, qeveritë lokale, shkencëtarët, arsimtarët dhe publikun e gjerë që janë duke punuar pa u lodhur për të siguruar pyjet e Amazonës për të ardhmen e të gjithë brazilianëve”, përfundoi ai.

Bolsonaro u tha përkrahësv të tij të premten: “DiCaprio është një djalë i lezetshëm, a nuk është ai? Dhënia e parave për të ndezur Amazonën”.

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images/Guliver)

Organizata mjedisore e DiCaprios ka premtuar 5 milionë dollarë për të ndihmuar në mbrojtjen e Amazonës pasi zjarret shkatërruan pjesë të mëdha të pyjeve në korrik dhe gusht. /Telegrafi/