Site icon Telegrafi

Leonardo DiCaprio mohon të ketë pasur lidhje me Maya Jaman

Prezantuesja e “Love Island”, Maya Jama, nuk ka dyshim se është e bukur dhe shumë e suksesshme.

Por përkundër kësaj, Leonardo DiCaprio beson se ka një kufi moshe me gratë me të cilat krijon lidhje.

Provat dëshmojnë se ai i braktis të gjitha të dashurat e tij pikërisht në kohën kur i mbushin 25 vjeç.

Foto: Getty Images

Thashethemet e fundit që e bënë atë në një romancë me Jama tregojnë se Leo mund të largohet nga kjo stigmë, duke qenë se ajo është 28 vjeçe.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio shijon një natë me prezantuesen Maya Jama

Leonardo DiCaprio mohon të ketë qenë në lidhje me Maya Jama

Aktori i Hollywoodit thuhet se ka mohuar thashethemet për një lidhje me yllin e “Love Island”.

Ajo që ndoshta e ka prekur më shumë kanë qenë ato imazhe me modelen 19 vjeçare Eden Polani, e cila është dashur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram për shkak të ngacmimeve ekstreme nga ndjekësit.

Foto: Getty Images

Aludimet filluan pasi Jama thuhet se i dha fund fejesës së saj me yllin e Brooklyn Nets, Ben Simmons.

Së fundmi u tha se Leo po takohet sërish me Gigi Hadidin, por që asgjë nuk u konfirmua.

Foto: Shutterstock

DiCaprios nuk i intereson të takohet me gra që janë më të vjetra se 25 vjeçe, e për këtë edhe mund të ketë mbyllur marrëdhënien me të. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version