Site icon Telegrafi

Leonardo DiCaprio mbulon fytyrën ndërsa merr pjesë së bashku me të dashurën Camila Marrone në festivalin “Coachella”

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio u përpoq të kalonte pa u vënë re ndërsa mbërriti në karnavalin Neon në festivalin “Coachella” në Kaliforni të shtunën (16 prill).

47 vjeçari e mbulua me një kapele bejsbolli me ngjyrë të kaltër dhe një mbulesë mbrojtëse të fytyrës ndërsa doli së bashku me të dashurën e tij Camila Marrone, 24 vjeç.

Ai e mbajti kokën ulur për ardhjen e tij teksa po kalonte nëpër turma për të marrë pjesë në ngjarjen muzikore të mbushur me yje.

Ylli i filmit kishte veshur një xhaketë saten, Leo i shtoi pamjes një palë xhinse të errëta po ashtu të kaltra dhe atlete të zeza.

Modelja bashkoi dukej e saj elegant me një palë çizme kauboj prej lëkure kafe dhe aksesorë me rruaza.

Aktori i “Don’t Look Up” ka qenë në një lidhje me Camila që nga dhjetori 2017 pasi njerku i saj Al Pacino i kishte prezantuar ata vite më parë.

Dhe ndonëse kanë marrë pjesë në shumë evente të profilit të lartë, të dy çdo herë ecin veçmas në tapetin e kuq.

Dyshja me bazë në Los Angeles ndajnë një shtëpi së bashku dhe madje adoptuan disa qen Huskie gjatë karantinës së 2020-ës.

Në nëntor u raportua se pavarësisht se e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, çifti janë ‘më afër se kurrë’.

Ndërkohë, formacioni i “Coachellas” për këtë vit paraqiti një ndryshim masiv pasi në fillim të këtij muaji u njoftua se The Weekend dhe Swedish House Mafia do të zëvendësonin kryesuesin e së dielës mbrëma Kanye West.

Reperi i “Donda” njoftoi se po largohej nga performanca në “Coachella” vetëm dy javë para nisjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version