Site icon Telegrafi

Leonardo DiCaprio kthehet në Amerikë, shihet me të dashurën duke bërë shëtitje me biçikletë

Pas një pushimi të gjatë në Itali, Leonardo DiCaprio është rikthyer në Amerikë me të dashurën e tij, Vittoria Ceretti.

Ai u pa në rrugët e New Yorkut duke ngarë biçikletën më partneren, dhe gjithashtu mbante një maskë në fytyrë.

DiCaprio ishte në Romë javën e kaluar për pushime me të dashurën e tij. Më pas atyre iu bashkuan nëna e tij, Irmelin Indenbirken dhe njerku David Ward.

Foto: Backgrid

Kujtojmë se DiCaprio së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes së publikut pasi në rrjetet sociale dhe në media janë shfaqur foto nga festat famëkeqe të Diddy të vitit 1998, në të cilat DiCaprio qesh dhe pi duhan.

Gjithashtu, në rrjetet sociale është shfaqur një intervistë e vitit 2018, në të cilën P Diddy flet se si Leonardo DiCaprio është një nga të ftuarit e tij të preferuar në festa.

Foto: Backgrid

Megjithatë, një burim i afërt me aktorin pohon se ai prej vitesh nuk ka kontakte me P Diddy, megjithëse ka informacione se DiCaprio ka qenë në festën e ditëlindjes së Diddy-t katër vite më parë. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Exit mobile version