Telegrafi

Leonardo DiCaprio i kthehet lidhjes së vjetër (Foto)

Leonardo DiCaprio vazhdon të rindezë lidhjen e tij me Toni Garrn derisa ata janë parë në një klub nate në Los Anxhelos.

Ylli i Titanikut, 42, është parë me modelen 25-vjeçare gjermane, derisa po lëshonin klubin e natës.

Derisa po dilte nga klubi, Leonardo DiCaprio kishte të mbuluar fytyrën e tij me kapelë.

Duke qëndruar në pjesën e përparme të veturës, aktori i Hollywood-it priste t’i bashkohej bukuroshja biondine Toni.

Çifti kishte pasur një romancë prej 18 muajsh nga viti 2013 deri 2014, edhe pse ndarja e tyre e mëvonshme ishte bërë në mënyrë krejt miqësore.

Muajin e kaluar, kishte zëra se ata ishin pajtuar serish, pasi ishin parë duke lëshuar klubin e natës 1Oak të Nju Jorkut.

Sipas TMZ-së, ish-çifti kishte darkuar po ashtu në North End Grill në Nju Jork.

Por, një burim pranë aktorit ka bërë të ditur se DiCaprio nuk është në lidhje me askënd.

Pas ndarjes me DiCaprio, Toni kishte një aferë me yllin e NBA-së Chandler Parsons, para se t’i jepnin fund lidhjes në vitin e kaluar.

Leonardo ka qenë në lidhje më herët me manekinen Gisele Bundchen, e cila tash është e martuar për yllin e futbollit Tom Brady.

DiCaprio ka pasur afera edhe me manekinen Bar Refaeli, Erin Heatherton dhe Kelly Rohrbach. /KP/