Site icon Telegrafi

Leonardo DiCaprio kritikohet ashpër për arratisjen nga Los Angeles me një avion privat

Leonardo DiCaprio u kritikua për shkak të arratisjes në Meksikë me një avion privat pas zjarreve shkatërruese në Los Angeles, e që paralajmëroi më parë për ndikimin e dëmshëm të avionëve në ndryshimet klimatike.

Fituesi i Oscar-it u kritikua në rrjete për përfitimin e statusit të tij dhe u largua nga Los Angeles me një avion privat, pavarësisht reputacionit të tij si një “luftëtar i ndryshimeve klimatike”.

DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti u panë duke mbërritur në Cabo San Lucas, Meksikë të premten e kaluar nga Los Angeles, së bashku me babanë e aktorit, George DiCaprio dhe gruan e tij, Peggy Ann Farrar.

Disa nga yjet e DiCaprios, si Paris Hilton, Miles Teller, Adam Brody dhe Leighton Meester, humbën shtëpitë e tyre, ndërsa ai u tall në internet për zgjedhjen e tij të transportit për të dalë nga e gjithë kjo.

DiCaprio është akuzuar si hipokrit për përdorimin e avionëve privatë, të cilët janë burimi kryesor i emetimeve të karbonit që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti i shpëtojnë zjarrit në Los Angeles me avion privat

Ndërsa DiCaprio ka investuar më shumë se 80 milionë dollarë në grante financimi për qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike, rrjetet kanë pohuar se ai nuk është asgjë më shumë se një mashtrues për këtë veprim. /Telegrafi/

Exit mobile version