Duke qenë një nga fytyrat më të njohura të shekullit 21, pa dyshim që çdo njeri që do të shihte rrugës, do të ndalonte për një ‘selfie’.
Por jo e njejta gjë ndodh edhe për të moshuarit të cilët i përkasin më shumë ngjarjeve të shekullit 20, dhe nuk i njohin edhe aq mirë figurat publike të ditëve të sotme.
Një gjë e tillë i ka ndodhur aktorit të madh Leonardi Di Caprio i cili gjatë një shëtitje në New York është takuar me disa të moshuar, por është habitur kur ka kuptuar se ata nuk e njihnin.
Ai ka marrë në dorë menjëherë telefonin për t’ju treguar karrierën e tij të gjatë si dhe çmimin “Oscar”, të cilin ai e mori me shumë krenari këtë vit, për herë të parë pas pothuajse 20 viteve karrierë. /Telegrafi/