Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me të dashurën, në Positano të Italisë.
Fituesi i çmimit “Oscar”, dhe Camila Morrone, janë fotografuar së fundmi duka ndarë momente intime me njëri-tjetrin, në jahtin e tyre luksoz.
DiCaprio ishte i veshur me rroba banje të zeza, gjersa e dashura e tij 22 vjeçare dukej mjaft atraktive në një palë bikini njëpjesëshe.
Sipas burimeve, thuhet se dyshja kohëve të fundit po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, me çka edhe po ngjallin aludime për një fejesë të mundshme së shpejti.
Se janë mëse të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, këtë më së miri e tregojnë edhe fotografitë e paparacëve, të cilat sjellin çastet kur çifti shijojnë intimitetin e tyre në një xhakuzi,
Pushimet për dyshen filluan pas premierë së filmit “Once Upon a Time in Hollywood” – film ky në të cilin 44-vjeçari luan një prej roleve kryesore. /Telegrafi/