Irina mund të hedh poshtë çdo thashethem për pajtim mes saj dhe Bradley Cooper.
Modelja me origjinë ruse u pa në disa fotografi duke u ndjerë rehat në shoqërinë e Leonardo DiCaprios në “Coachella”.
Aktori fitues i “Oscar”-it dhe Shayk morën pjesë në karnavalin Neon të Levi dhe Tequila Don Julio të shtunën vonë dhe festuan deri në mëngjes.
E pranishme në këtë event ishte edhe modelja Stella Maxëell që ndryshe njihet si mikesha e ngushtë e aktorit.
Modelja ndërkaq javë më parë u fotografua me ish-partnerin e saj, aktorin Bradley Cooper, me të cilin ndan vajzën gjashtëvjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper.
Ish-çifti u ndanë në vitin 2019 pas katër vitesh lidhje, por u raportua në nëntor të vitit 2022 se ata po përpiqen të kenë edhe një tjetër fëmijë.
Cooper, 48-vjeçar, mendohet se ndjeu të njëjtën gjë dhe u pajtua me dëshirën e ish-të dashurës së tij.
Nga ana tjetër, ylli i “Titanic”, 48-vjeç dhe e dashura Camila Morrone u ndanë gjatë verës pas katër vitesh lidhje – dhe veçanërisht pasi ajo mbushi 25-vjeç.
Që atëherë, ylli i “Revolution Road” është përfolur për një romancë me modelen Gigi Hadid. /Telegrafi/