Telegrafi

Leonardo DiCaprio fotografohet në bregdet me të dashurën Camila Morrone

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone (Foto: Daily Mail)

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio duket se e ka çuar në tjetër nivel lidhjen me Camila Morrone.

Pasi qëndruan së bashku gjatë pandemisë coronavirus, fituesi i çmimit Oscars tashmë është duke shijuar kohën me të dashurën në bregdet, shkruan Daily Mail.

I veshur me një veshje sportive, Leonardo përpos të dashurës është parë nën shoqërinë e qenit në tij në Malibu.

Ndërkaq, Morrone ka vendosur të vishte një palë bikini, ndërsa flokët e lakuara i kishte lënë të lira mbi supe.

Çifti i njohur së fundmi janë shfaqur edhe gjatë ditëlindjes së 23 vjeçares, ndërsa kishin festuar në një jaht luksoz.

Por, sipas People 45 vjeçari është duke e marrë më seriozisht lidhjen me bukuroshen brune, ku mund të pretendohet edhe për më tepër. /Telegrafi/