Site icon Telegrafi

Leonardo DiCaprio fotografohet duke darkuar me të dashurën 22 vite më të re

Leonardo DiCaprio, 44 vjeç, dhe Camila Morrone, 22 vjeçe, u panë duke darkuar së bashku të premten në një restorant sushi.

Fituesi i çmimit “Oscar” ishte veshur me një xhup të zi dhe mbante një kapele bejsbolli në kokë, ndërsa e dashura e tij dukej gjithashtu tërheqëse veshur me një triko të madhe ngjyrë gri.

Leonardo dhe Camila janë takuar që nga dhjetori 2017, dhe është përfolur se lidhja mes tyre është serioze, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Një burim i tha US Weekly nëntorin e kaluar se çifti ishte ‘shumë serioz’ dhe ‘të gjithë po thonë se martesa mund të jetë në planet e afërta për ta.

“Ata kanë folur për fejesë”, tha burimi duke shtuar se Leonardo tani është “gati të ketë fëmijë”.

Çifti ka ndjekur një numër aktivitetesh të profilit të lartë së bashku në atë që duket të jetë një konfirmim i fortë i bashkimit të tyre.

Mbetet të shihet nëse Leonardo dhe Camila do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. /Telegrafi/

Leonardo DiCaprio (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version