Leonardo DiCaprio ka ndezur thashethemet për një romancë të re dashurie me një modele 19-vjeçare.
Ylli i “Titanic”, 48-vjeçar, është fotografuar së fundmi me modelen Eden Polani në një event muzikor me ç’rast edhe ka bërë të flitet për një lidhje të mundshme.
Por një burim i afërt i tyre tha se: “Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë. Ai ishte i ulur pranë Polanit në një festë muzikore së bashku me njerëz të tjerë”.
Burimi shtoi se një fotografi e bënte të dukej sikur ishin bashkë, por “Është e qartë që Leo nuk mund të takohet me çdo person me të cilin ai është në një dhomë”.
Dyshja morën pjesë në eventin e Ebony Riley, ku të ftuar ishin edhe shumë yje të tjerë.
Sido që të jetë, aktori – që njihet për lidhjet me modelet më të reja – u komentua për këtë pjesë edhe në rrjete sociale.
“E dashura e Leonardo DiCaprio është aq e re, përvoja e saj në shkollën e mesme u ndërpre nga COVID-19”, tha një përdorues i Twitter të hënën.
“Është një qen që është më i vjetër se sa e dashura e Leonardo DiCaprios”, duke iu referuar qenit më të vjetër në botë, 30-vjeçarit Bobi.
DiCaprio gjithashtu u përfol kohët e fundit se ishte i lidhur me 23-vjeçaren, Victoria Lamas, vajzën e aktorit të “Falcon Crest”, Lorenzo Lamas.
Veç kësaj, ai më parë ka qenë i përfolur edhe për një lidhje dashurie me modelen Gigi Hadid. /Telegrafi/