Site icon Telegrafi

Fondacioni i Leonardo DiCaprios dhuron 100 milionë dollarë bamirësi për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Leonardo DiCaprio (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Fondacioni i njohur i aktorit Leonardo DiCaprio ka ndarë tashmë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Aktori 44 vjeçar, krijoi fondacionin bamirës në vitin 1998 për të promovuar vetëdijen mjedisore dhe organizon disa ngjarje për mbledhjen e fondeve në vit, duke përfshirë një garë vjetore mes yjeve të njohur.

Gjatë dy dekadave të fundit ai ka mbështetur mbi 200 projekte të fokusuara në mjedisin, në misionin e tyre për të mbështetur projekte inovative që mbrojnë kafshë të rrezikuara nga zhdukja, duke rivendosur ekuilibrin ndaj ekosistemeve dhe komuniteteve të kërcënuara.

Aktori i mirënjohur, Leonardo DiCaprio (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Leonardo ishte nderuar kohët e fundit në veprimtarinë e 20-vjetorit të bamirësisë – një gala mbrëmje që morën pjesë emra të njohur si: Arnold Schwarzenegger, Madonna dhe Ellen DeGeneres.

Aktori që ka fituar çmimin ‘Oscar’ njoftoi se do të kishte fonde të reja prej 11 milionë dollarësh, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Një deklaratë në faqen e internetit të fondacionit thotë: “Kur unë themelova LDF 20 vjet më parë, e bëra këtë duke u bazuar në idenë e thjeshtë që ne mund të bënim një ndryshim të vërtetë duke financuar drejtpërdrejtë disa nga projektet më efektive mjedisore.

“Nëse janë individë, lëvizje në nivel lokal ose jofitimprurës, kemi dashur të përqendrohemi në marrjen e fondeve kritike për ata që mund të kenë ndikimin më të madh.

Leonardo DiCaprio (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

“Ne jemi jashtëzakonisht krenar për të festuar 20 vjet të këtij fondi. Që nga viti 1998, ne kemi mbështetur mbi 200 projekte në çdo kontinent dhe në çdo oqean nga ruajtja e habitateve dhe specieve, energjia e rinovueshme, ndryshimet klimatike, të drejtat indigjene dhe më shumë.

“Unë jam i kënaqur të ju njoftoj se janë gati 11 milionë dollarë në grante të reja në gjashtë fushat tona të programit, duke sjellë ndikimin e përgjithshëm financiar të LDF-së në vlerën e mbi 100 milionë dollarëve”, tha DiCaprio.

Përmes krijimit të granteve, fushatave publike dhe iniciativave të medias, fondacioni sjell vëmendje dhe financim në gjashtë fusha të programit: Konservimi i Wildlands, Konservimi i Oqeaneve, Ndryshimi i Klimës, Të Drejtat Indigjene, Transformimi i Kalifornisë dhe Zgjidhjet Inovative. /Telegrafi/

Leonardo DiCaprio (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version