Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese janë në bisedime për realizimin e “The Devil in the White City” të Erik Larson.
Përkatësisht, bëhet fjalë për një dramë kriminale të botuar në vitin 2004, e cila bazohet në ngjarje reale.
DiCaprio i bleu të drejtat e këtij filmi në vitin 2010, por projekti i tyre u pezullua kur u njoftua se libri do të adaptohej nga regjisori Todd Fields, me protagonist Keanu Reeves.
Për arsye të panjohura, Keanu hoqi dorë nga xhirimet e serialit, i cili përfundimisht nuk u publikua. Burimet kanë konfirmuar për Deadline se DiCaprio dhe Scorsese po punojnë për një film që prej vitesh menduan se ishte një histori që do t’i kënaqte të gjithë dashamirët e filmit.
Historia ndjek mjekun Henry H. Holmes, një sociopat dhe vrasës serial i shekullit të 19-të, i cili besohet se ka vrarë rreth 200 njerëz. Ai i magjepste viktimat e tij, kryesisht vajza të reja, dhe i sillte në hotelin e tij, dhe më pas i vriste për t’u shitur organet e tyre për kërkime mjekësore.
“The Devil in the White City” do të ishte një nga seritë e filmave të Scorsese me Leonardo DiCaprio. Deri më tani ata kanë punuar së bashku në filmat “Gangs of New York”, “The Departed”, “Shutter Island”, “The Wolf of Wall Street” dhe “Killers of the Flower Moon”. /Telegrafi/