Telegrafi

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e re Vittoria Ceretti shijojnë një darkë romantike në Paris

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij e përdolur, Vittoria Ceretti, janë parë duke shijuar një darkë romantike në Paris.

Aktori i “Killers of the Floëeer Moon”, 48 vjeç dhe modelja italiane, 25 vjeçare, u panë duke darkuar në Costes në kryeqytetin francez, me DiCaprion me një triko të zezë dhe kapelë të ngjashme.

Ata ishin të shoqëruar nga disa miq në hotelin luksoz me pesë yje, i cili krenohet me një bar të veçantë.

Foto: Backgrid

Kjo ndodh pasi dyshja u panë gjithashtu duke kaluar kohë së bashku në një vend tjetër jashtë shtetit, teksa vizitonin Muzeun ‘Pinacotcea Ambrosiana’ në Milano.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonardo DiCaprio

Ata vizituan atraksionin së bashku me nënën e DiCaprios, Irmelin Indenbirken, sipas Page Six, me aktorin dhe Ceretti gjithashtu të veshur me rroba të zeza.

Foto: Backgrid

Thashethemet se me kë po takohet aktori i “Wolf Of Wall Street” janë përhapur që kur ai u nda me Camila Morrone, 26 vjeçe, vitin e kaluar.

Ajo dhe aktori nuk i kanë komentuar thashethemet dhe Ceretti nuk e ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti Matteo Milleri, me të cilin u martua në vitin 2020.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, Leo u pa duke kaluar kohë me modelet Neelam Gill, 28 vjeçe dhe Irina Shayk, 38 vjeçe, me Gill që mbylli thashethemet për lidhje.

Maya Jama gjithashtu u përfol për një romancë dashurie me aktorin e famshëm. /Telegrafi/

Foto: Wire Image