Site icon Telegrafi

Leonardo DiCaprio i bashkohet kauzës për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri

Leonardo DiCaprio (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Mund të duket e pabesueshme, por po është e vërtetë! Një prej yjeve më të mëdhenj të kinematografisë botërore, ka shprehur mbështetje për një prej kauzave më diskutuara së fundmi për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për kundërshtimin dhe thirrjet e vazhdueshme që bëhen për t’iu thënë Stop ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Vjosa, dhe shfrytëzimin e tij për energji elektrike.

Aktori i madh i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram që ndiqet nga mbi 37 milionë njerëz, një video të lumit Vjosa që lagë Shqipërinë, duke e shoqëruar me një përshkrim që kundërshton ndërtimin e tetë HEC-eve në të

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Evropës duke pasur qëllim ndërtimin e tetë HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre”, ka shkruar DiCaprio në videon e publikuar.

Lexo po ashtu Në Ballkan janë 2,800 projekte të hidrocentraleve, 'tsunami i digave' pushton lumin Vjosa

‘Është pjesë e një ‘bumi’ hidrocentrali botëror, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Disa hidrocentrale, si një burim i besueshëm, i lirë dhe i rinovueshëm i energjisë që ndihmon në frenimin e varësisë nga karburantet fosile të ngrohjes së planetit. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët thonë se përfitimet e hidrocentralit janë të mbivlerësuara – dhe mbizotëruar nga digat e dëmit mund të bëjnë’.

‘Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ata gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë për pije, prodhim ushqimi dhe industri”, ka shkruar më tej aktori hollivudian

Kjo është ndër herët e rralla kur një personazh kaq i famshëm mbarëbotëror, mbështet një kauzë në të mirë të trevave shqiptare.

Leonardo DiCaprio (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktori 44-vjeçar përndryshe ka nisur tash e a kohë një fushatë në rrjetet sociale, përmes së cilës po bën thirrje të vazhdueshme për mbrojtjen e ambientit dhe ndryshimet klimatike – që këtë vit janë ndër temat më të diskutuara në glob. /Telegrafi/

Exit mobile version