Site icon Telegrafi

Leonardo Bonucci zbulon ndikimin negativ të Cristiano Ronaldos te Juventusi

Cristiano Ronaldo luajti për tri vite te Juventusi, ku fitoi dy herë titullin e Serie A, një herë Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë gjithashtu.

Në 134 ndeshje për klubin, ai shënoi 101 herë. Por, portugezi u largua nga Torino këtë verë duke kaluar te Manchester United.

Mbrojtësi Leonardo Bonucci ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, duke treguar se lojtarët e tjerë u liruan kur ai erdhi.

“Kjo ishte, ideja që një lojtar, madje edhe më i miri në botë, mund të garantojë fitoren e Juventusit”.

“Prania e Ronaldos kishte një ndikim të madh tek ne. Vetëm stërvitja me të na dha diçka shtesë, por lojtarët filluan të mendojnë se prania e tij vetëm ishte e mjaftueshme për të fituar ndeshje”.

“Ne filluam të binim pak në punën tonë të përditshme, përulësinë, sakrificën, dëshirën për të qenë atje për shokët e skuadrës ditë pas dite. Gjatë viteve të fundit, mendoj se mund ta shihni këtë”, ka thënë Bonucci për The Athletic.

Edhe pse Ronaldo kishte momentet e tij në Juventus dhe pa dyshim luajti rolin e tij, Bonucci beson se ai kishte nevojë për shokët e tij të skuadrës aq sa ata kishin nevojë për të që të kishte sukses.

” Ronaldo kishte nevojë për ekipin aq sa ne kishim nevojë për të. Duhet të ketë një kompromis sepse është ekipi që ngre individin edhe nëse individi është lojtari më i mirë në planet”, deklaroi Bonucci. /Telegrafi/

Exit mobile version