Telegrafi

Leonardo: Bacca dhe Silva do të largohen

Leonardo e konfirmon se Carlos Bacca dhe André Silva mund të shiten në këtë afat kalimtar, ndërsa Manuel Locatellit nuk do t’i kërkohet të largohet nga Milani.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit ishte në Casa Milan sot për prezantimin e Ivan Strinic dhe Pepe Reina dhe u pyet rreth lojtarëve që mund të largohen.

“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Bacca”.

“Po përpiqemi t’i zgjidhim gjërat në një atmosferë pozitive, ai e njeh situatën dhe ai ka nevojat e tij. Do të shohim nëse mund t’i zgjidhim gjërat. Ai gjithashtu mund të qëndrojë”.

“Sa për Andre Silva, ka disa situata, por ne kemi provuar ta kuptojmë. Duhet t’i kuptojmë synimet e tij, edhe pse në disa raste janë të vështira”.

“Është e mundur që ai të largohet, por ne duhet ta shohim se si dhe ku”, ka thënë Leonardo.

Mesfushori i ri Manuel Locatelli ka qenë i lidhur me Sassuolon, por duket se nuk ka gjasa të largohet.

“Nuk kemi menduar kurrë që ta lëshojmë Locatellin”.

“Ne ndoshta do të gjejmë një zgjidhje për [portierin] Gabriel. Duke parë që kemi dy portierë të fortë [Pepe Reina dhe Gigio Donnarumma] dhe një portier me të ardhme të madhe si [Alessandro] Plizarri”.

“Pra, jemi mirë të vendosur te portierët”, ka thënë Leonardo. /Telegrafi/