Kawhi Leonard ka ngritur një padi të hënën kundër kompanisë Nike për vjedhjen e logos.
Padia është ngritur gjatë udhëtimit drejt qytetit të Oaklandit, ku do të zhvillohet ndeshja e tretë finale e ‘playoff’ të NBA-s.
Logo e diskutueshme siç thuhet në padi është projektuar nga basketbollisti amerikan dhe në fillim të këtij viti, Nike tashmë ka thënë se Leonard do të ndalojë përdorimin e logos, e cila e kishte në në plan që ta shfrytëzojë në veshje, këpucë dhe produkte të tjera që mund të gjenden në dyqanet sportive apo ngjarje bamirësie.
Breaking: @kawhileonard has filed a federal lawsuit against Nike. He claims he designed the logo that appeared on his Nike apparel and Nike copyrighted the logo without his consent, per @matthewkish. pic.twitter.com/qL8YvPaF5r
— B/R Kicks (@brkicks) June 3, 2019
Kawahi pretendon se logoja përfaqëson duart e tij të mëdha, ku mori gjithashtu pseudonim – Sapa. Pjesa e majtë e logos përfaqëson një pjesë të dorës dhe kjo do të thotë shkronja “K”, ndërsa pjesa tjetër është në formën e shkronjave “L” dhe numri “2”. Inicialet dhe numri i tij në fanelllë.
Kompania Nike ka deklaruar përmes një njoftimi për media se logoja është ridefinuar në fund të vitit 2011 ose në fillim të vitit 2012, por Leonard dëshiron që gjykata të përcaktoj se kush është autor i logos.
Ndryshe, Golden State Warriors dhe Toronto kanë nga një fitore secila në ndeshjet finale të kampionatit amerikan të basketbollit. /Telegrafi/
https://twitter.com/dave_schilling/status/1135672837388193797