Telegrafi

Leonard fantastik, Toronto triumfon në udhëtim te Philadelphia

Toronto Raptors. (Foto: Mitchell Leff/Getty Images/Guliver)

Torornto Raptors ka marrë fitoren e dytë në përballje me Philadelphia 76ers.

Skuadra kanadeze ka arritur të shënoj fitore të vlefshme në udhëtim me pesë pikë diferencë 101:96.

Kawhi Leonard ka qenë fantastik në këtë takim me 39 pikë të shënuara, 14 kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë tek mysafirëtu dallua edhe Marc Gasol me 16 pikë dhe Kyle Lowry që shtoi 14 të tjera.

Kawhi Leonard. (Photo by Mitchell Leff/Getty Images)

Jimmy Butler ishte më efikasi te mysafirët me 29 pikë e 11 kërcime.

Ndërkohë JJ Redick shtoi 19 pikë, por që dështim në këtë ndeshje ishte qendra Joel Embiid që shënoi vetëm 11 pikë.

Pas kësaj fitore të Raptors, seria gjysmëfinale është barqzuar në 2-2.

Ndeshja e pestë mes këtyre skuadrave zhvendoset në Scotiabank Arena të Torontos./Telegrafi/