Site icon Telegrafi

Leona Lewis dhe partneri i saj, Dennis Jauch duan të adoptojnë një fëmijë

Leona Lewis ka zbuluar se dëshiron të ketë fëmijë dhe ka folur për birësimin me bashkëshortin e saj, Dennis Jauch.

Këngëtarja, 35 vjeçare, tha se do të dëshironte të birësonte një fëmijë për shkak të përvojës së nënës së saj, e cila u rrit në një shtëpi për fëmijë.

Krijuesja e hitit “Bleeding Love” tha se Dennis, me të cilin u martua në korrik të vitit 2019, është i ‘etur’ për të krijuar një familje dhe nëse do të varej nga ai, ata do të kishin fëmijë ‘dje’.

Leona Lewis (Foto: Getty Images)

Ajo ka thënë për revistën Stella, “Unë dua të kem fëmijë, por Dennis dhe unë kemi biseduar për një adoptim”.

“Nëna ime u rrit në një shtëpi për fëmijë. Askush nuk e ka adoptuar atë si fëmijë dhe kështu unë dëshiroj shumë të adoptoj”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leona Lewis

“Por akoma jam duke shikuar këtë, nëse do ishte për burrin tim, ne që dje do kishim fëmijë”.

Leona Lewis dhe bashkëshorti i saj (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e “One More Sleep” shpreson që ajo dhe Dennis do të mund t’i kalojnë Krishtlindjet ose me prindërit e saj në Londër ose me nënën e Jauch në Gjermani.

Leona ndërkohë së fundmi është kthyer në Londër pas gjashtë muajsh për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Në korrik, ajo tregoi se është duke punuar në projekte të reja muzikore që të largoj nga mendja sado pak pandeminë e COVID-19. /Telegrafi/

Leona Lewis (Foto: Instagram)
Exit mobile version