Këngëtari nga Ferizaj, Leon Zaskoku, ka lansuar këngën e re me titull “Thirrëm”.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet Leoni, ndërsa incizimi dhe miksimi është bërë nga Driton Kamenica.
Kënga është e zhanrit ‘reggae’ dhe ‘dancehall’, ndërsa është punuar nga D&D Studio.
Më poshtë mund ta dëgjoni versionin audio të “Thirrëm”. /Telegrafi/