Telegrafi

Leon Edwards mposht Kamaru Usman dhe mbron titullin e UFC në welterweight

Leon Edwards mbrojti me sukses titullin e tij në welterweight (një peshë e ndërmjetme midis së lehtës dhe asaj të mesme) duke fituar luftën ndaj Kamaru Usman në UFC 286.

Edwards arriti një fitore me vendim të shumicës ndaj Usman në ndeshjen e tyre trilogjike, e cila u zhvillua në O2 Arena të Londrës dhe dhuroi pesë raunde brutale.

Kështu, luftëtari britanik mbrojti me sukses titullin e tij të UFC në welterweight, duke mposhtur nigerianin për herë të dytë në një vendim të ngushtë.

Britaniku filloi agresivisht në raundin hapës, duke goditur me trup dhe me tifozët e entuziazmuar që kërkonin ‘goditjen e vdekjes’.

Edwards dhe Usman vazhduan të shkëmbejnë sulme dhe goditje të forta në raundin e dytë, ndërsa në raundin e tretë britanikut iu hoq një pikë për një kapje të hapur pas tentativës së rrëzimit të Usman.

Interesant dhe me shumë goditje nga të dy luftëtarët ishin edhe raundet katër dhe pesë, por rezultati final erdhi vetëm pas vendimit të gjyqtarëve, të cilët fitoren ia dhuruan britanikut.

Rezultati i gjyqtarëve në favor të Edwards ndaj Usman ishte (48-46, 48-46, 47-47) dhe kështu britaniku 31-vjeçar mbron titullin e UFC në welterweight. /Telegrafi/