Site icon Telegrafi

Leon Dajaku afër transferimit te Bayern Munich

Leon Dajaku (Foto: Christian Kaspar-Bartke/Getty Images/Guliver)

Leon Dajaku është shumë afër që të transferohet te Bayern Munich në këtë afat kalimtar.

Futbollisti shqiptar që aktualisht luan te Stuttgarti, është duke u me ngulm nga kampioni i Bundeligës, e që marrëveshja është shumë afër të arrihet.

Dajaku shihet si njëri ndër talentët më premtues në futbollin gjerman, andaj bavarezët kanë filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e tij dhe me rivalin e tyre.

Leon Dajaku (Foto: Stuttgart.com)

Sipas gazetës gjermane ‘Kicker’, Dajaku thuhet se nuk dëshiron ta humbet shansin që të kalojë në Allianz Arena, derisa është pajtuar për kushtet personale me Bayernin.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me ekipin U-19 të Stuttgartit, ndërsa ka kontribuuar në triumfin në DFB Cup dhe për arritjen në pozitën e dytë.

Dajaku mund të ushtrojë me ekipin e dytë të Bayernit, i cili luan në ligën e tretë gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version