Telegrafi

Leo vs Luka: Dueli mes ‘Magjistarit’ dhe ‘Mjeshtrit’

Argjentina do të përballet me Kroacinë në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror, një ndeshje që fansat e futbollit mezi e presin.

Pasi kapiten të skuadrave janë Lionel Messi (Argjentinë) dhe Luka Modric (Kroaci).

Janë dy lojtarë që e morën çmimin e lojtari të ndeshjes në dy finalet e fundit e Kupës së Botës, edhe pse skuadra e tyre humbën.

Por në vitin 2022 vetëm njëri prej tyre do ta ketë mundësinë që të luajë në finalen e madhe.

Kroacia shkroi emrin në gjysmëfinale pasi mposhti me penallti Brazilin, në një ndeshje që vazhdimet ishin të bukura.

Luka Modric ishte mjeshtër në mesfushës e Kroacisë, duke mos i lënë të qetë asnjëherë lojtarët brazilian me lojën e tij.

Sa i përket Lionel Messit, në çerekfinale ai shfaqi edhe një herë magjitë e tij, duke shënuar në lojë, duke asistuar dhe duke gjuajtur saktë njërën nga penalltitë kundër Holandës.

Ai i ka barazuar Pelen dhe Gabirel Batistuan me nga 10 gola në Kupën e Botës, ndërsa sa i përket asistimeve, ai është rekordmen në fazën e eliminimit. /Telegrafi/