Paris Saint-Germain nuk pati asnjë problem në ndeshjen e parë të turneut të tyre japonez pasi mposhtën Kawasakin me rezultat 2-1.
Gjigantët francezë ishin pak më lart se ekipi i J1 League, me Lionel Messin që shënoi një herë dhe Arnaud Kalimuendo shënoi një tjetër.
Formacioni startues i PSG – Donnarumma; Kimpembe, Ramos, Marquinhos; Achraf, Vitinha, Gueye, Nuno Mendes; Messi; Neymar, Mbappe.
Në anën tjetër Marco Verrattin ishte në tribunë, i vetmja mungesë e dukshme.
Trajneri i ri Christophe Galtier testoi mbrojtjen e tij të re me tre lojtarë, me dy mbrojtës krahu dhe një treshe sulmuese në krye, edhe pse ata ishin të rregulluar ndryshe nga më parë.
Messi luajti si nr.10, ndërsa Neymar ishte në të djathtë dhe Mbappe në të majtë.
https://twitter.com/ayodejimodred/status/1549712792105664512
Parisienët dominuan pjesën e parë, për kënaqësinë e tifozëve japonezë.
🔴🔵But
Messi ➡️ @JuanBernat ➡️ @a_kalimuendo
— Paris_SGINFOS (@Paris_SGINFOS) July 20, 2022
Messi u përfshi në të dy golat, i pari erdhi nga një goditje këndi, ndërsa i dyti e pa atë të luajë me Juan Bernat i cili pasoi te Kalimuendo. /Telegrafi/