Ronald Koeman e konfirmoi në konferencën për shtyp se Lionel Messi është njëri nga disa lojtarë të Barcelonës që ndjejnë disa shqetësime.
Kjo situatë vjen pas fitores së tyre 4-0 jashtë fushe ndaj Granadas të shtunën e kaluar, ku lojtari u zëvendësua para mbylljes së takimit.
Messi ishte i pranishëm për stërvitje të martën, ku Barcelona po përgatitet të ndeshet me Real Sociedad në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës.
Është e kuptueshme që trajneri të ketë kujdes me Messin, kështu që mbetet e paqartë nëse ai do të jetë startues kundër Sociedadit.
Ndeshja zhvillohet sot (e mërkurë) në mbrëmje në stadiumin “Nuevo Arcangel” nga ora 21:00. /Telegrafi/