Site icon Telegrafi

Lente për sy, që ndihmojnë më shumë se vetëm në përmirësimin e shikimit

Në vijim, janë disa nga studimet, që ende janë në faza fillestare, transmeton Telegrafi.

Parandalimi i shkurtpamësisë tek fëmijët
Për fëmijët që nuk mund të shohin afër, e të cilët refuzojnë të mbajnë syze, po punohet për një palë lenta, të cilat barten gjatë natës.
Këto lenta në formë gjysmë-vezore, nuk ju pengojnë aspak fëmijëve dhe e kryejnë funksionin, derisa ata janë në gjumë.

Bllokojnë rrezet e dëmshme të diellit
Përpos shtresës me dioptri, lentat e reja do të kenë edhe një shtresë tjetër që mbrojnë nga rrezet UV.
Përdorimi i këtyre lentave, e ndihmon bartësin që të mos ketë nevojë të vë syze, e madje janë edhe më efikase, sepse e bllokojnë tërë syrin nga rrezet e diellit.

Kanë të ndërtuara edhe dylbi të brendshme
Shkencëtarët në Zvicër janë duke punuar në një palë lenta, që mund të shfrytëzohen edhe si zmadhues i pamjes.
Me lentat e reja, përdoruesi mund të rrisë pamjen deri në 2.8 herë, vetëm me kapsitjen e syve.

Kontrollojnë presionin e syrit
Matja e presionit të syrit, është diçka që duhet të bëhet shpesh, posaçërisht nga njerëzit mbi 40-vjeç.
Kjo ndihmon të shmanget glaukoma, si dhe shumë sëmundje të tjera të syrit, deri te verbëria. Ndërsa, entat e reja, e bëjnë këtë kontroll pa problem, duke dhënë sinjale, për çdo parregullsi në sy.

Administrojnë pikat e syve
Sa herë që vëmë pika në sy, ato marrin drejtime të ndryshme, duke mos e përfshirë tërë sipërfaqen e syrit.
Por, lentat e reja, do të ndihmojnë që i gjithë lëngu që vihet në sy, për arsye të ndryshme, të mbetet në qendër dhe të kryej efektin deri në fund.

Monitoron nivelin e sheqerit në gjak
Matja e sheqerit, zakonisht bëhet me shpime në lëkurë, për të marrë një pikë gjak. Por, shkencëtarët janë duke punuar që matja e nivelit të gjakut, të matet përmes lotëve.
Lentat që vendosen në sy, kanë edhe një antenë më të hollë se fija e flokut, e cila dërgon sinjale në kompjuter apo telefon mobil nëse rritet niveli i sheqerit në gjak. /Telegrafi/
 

Exit mobile version