Telegrafi

Lenovo zyrtarizon tabletin ThinkPad 8

Pajisja e re mobile e Lenovo’së mund të përdoret si tablet, mirëpo njëkohësisht mund të shndërrohet edhe në kompjuter personal, nëse lidhet me një tastierë të jashtme.

Lenovo ThinkPad 8 posedon ekranin me diagonalen prej 8.3-inç në FHD dhe rezolucionin prej 1900 x 1200 pikselëve me ekranin multi-touch. Tableti gjithashtu vjen me paketën e Microsoft Office të instaluar në pajisje.

Në anën tjetër, tableti i ri i Lenovo’së mbështetet në procesorin quad-core Intel Bay Trail me 2.4GHz, 2GB LPDDR3 RAM dhe grafikat Intel HD. Në anën e pasme, tableti ka edhe kamerën me 8MP, ndërsa përpara është edhe kamera me 2MP për thirrje me Skype dhe aplikacione tjera.

Lidhja me rrjet në tablet mund të bëhet me WiFi apo 3G/4G, ndërsa pajisja ofron edhe 128GB memorie të brendshme, microUSB 3.0, teknologjinë Miracast dhe baterinë e cila mundëson deri në 8 orë pune t ëpandërprerë dhe portin për microHDMI.

Çmimi hyrës për këtë tablet fillon prej 399 dollarë, ndërsa modeli më i avancuar i këtij tableti shkon deri në 429 dollarë. / Telegrafi /