Site icon Telegrafi

Lenovo Yoga Book gati  për para-porosi, për 500 dollarë

 

Këtë javë, Lenovo e ka lëshuar modelin e ri të laptopit Lenovo Yoga Book për para-porosi, me çmime që fillojnë prej 500 dollarë. Ky model bazohet në Google Android por mund të zgjidhni edhe Windows 10.

Nëse preferoni që këtë model ta keni me Microsoft Windows 10, çmimet do të fillojë prej 550 dollarë, ndërsa porositë duhet të fillojë të arrijnë në mes të muajit të ardhshëm.

Specifikat për dy modelet e Lenovo me sisteme të ndryshme operative të Yoga Book janë pothuajse identike dhe të dy variantet shfaqen me procesorët e Intel Atom Z8550 x5-Cherry Trail të mbështetur nga 4GB RAM me 64GB memorie të brendshme.

Të dy sistemet janë të pajisur edhe me një “Create Pad” në vend të një tastierë tradicionale që ju mundëson të përdorni lapsin digjital për të vizatuar ose për të marrë shënime me dorë në vend të shtypjes së tasteve.

 

 

Exit mobile version