Telegrafi

Lenovo – vetëm bateri origjinale?

Në të vërtet, siç shkruan The Verge, bëhet fjalë për teknologjinë e cila do të mundësoj përdorimin vetëm të baterive origjinale në portativë. Ngjashëm me ngjyrën tek shtypësit, bateritë origjinale sipas pohimeve do të kenë të integruar çipin për identifikim. Në rast se portativi nuk themelon komunikimin me baterinë në mënyrën e caktuar, bateria nuk do të mund të përdoret.

Portativët do të duhej të jenë të bazuar në gjeneratën e re të procesorëve Ivy Bridge, e do të sjellin konektorët USB 3.0 dhe dizajn paksa më të hollë. Modeli E530 i cili është i bazuar në procesorin Trinity të AMD-së do të paraqitet më së herëti gjatë qershorit, thonë burimet. /Telegrafi/