Telegrafi

Lenovo ThinkPad X1 Hybrid në pranverë

Shfrytëzuesit mund ta bëjnë kalimin në mes të sistemeve operative duke klikuar në ikonën përkatëse (pas pasur nevojë për resetim të kompjuterit), për çka janë meritor dy procesorë. Për punë në Windows blerësit do të kenë mundësi të zgjidhin në mes të çipave të Intelit Core i3, i5 ose i7 (Sandy Bridge), derisa distribucioni i Linuxit ekzekutohet në procesorin dybërthamësh Snapdragon APQ8060 të Qualcomm në 1.2 GHz me 1 GB të memories DDR3 dhe 16 GB hapësirë për deponimin e të dhënave në mënyrën e punës Instant Media.

Pjesën tjetër të sistemit e përbëjnë ekrani 13-inçësh i mbrojtur me Gorilla Glass, tastiera me ndriçim të prapavijës dhe konektorët USB 3.0. portativi në punë me Windows ka autonominë prej 5 orë bateri, e nëse përdoret Linuxi në çipin e Qualcommit atëherë autonomia është rreth 10 orë. Përveç kësaj, aty është edhe teknologjia Rapid Chare e cila mundëson që brenda 30 minutave të bëhet mbushja e baterisë në 80 për qind të kapacitetit. Shitja nis gjatë çerekut të dytë të këtij viti me çmimin prej 1,599 dollarë. /Telegrafi/