Telegrafi

Lenovo ThinkPad vjen edhe në Evropë

Në një njoftim të fundit është thënë se tableti i ri i Lenovo’s, ThinkPad do të paraqitet fillimisht në tregun evropian nga data 10 shtator, për të pasuar më pas edhe në shtetet tjera të Evropës.

Edhe pse nuk janë konfirmuar datat për lansimin e këtij tableti edhe në shtetet tjera të Evropës, karakteristikat e Lenovo ThinkPad janë mjaft të avancuara, dhe besohet se kjo pajisje do të pritet mirë nga adhuruesit e pajisjeve që bazohen në Android.

Lenovo ThinkPad vjen me Android 3.1 Honeycomb, ndërsa ka ekran të ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, rezolucion 1280 x 800, dhe procesor me kapacitet prej 1GHz. / Telegrafi /