Telegrafi

Lenovo ThinkCentre i zjarrtë

Problemi qëndron në furnizimin e kompjuterit i cili mund të tejnxehet dhe kështu të shkaktoj zjarr, e skenari i përmendur sipas informatave zyrtare është paraqitur nga së paku dy shfrytëzues. Lenovo shfrytëzuesit ekzistues të ThinkCentre modeleve M70z dhe M90z i këshillon që menjëherë të ndërpresin së përdoruri kompjuterin dhe të nxjerrin kompjuterin nga rryma, derisa kompania për sistemet problematike ofron zëvendësimin pa pagesë të furnizimit të parregullt.

Pronarët e sistemeve të përmendur në faqet zyrtare munden sipas numrit serik të kontrollojnë nëse edhe kompjuteri i tyre është i përfshirë nga ky problem dhe të kërkojnë zëvendësimin pa pagesë të furnizimit problematik. /Telegrafi/