Telegrafi

Lenovo, tablet me ekran 5 inç!

Edhe pse nuk dihet shumë për karakteristikat që do t’i ketë tableti më i ri në Android, merret vesh se i njëjti do të ketë një port për HDMI, një tjetër për mikro USB, si dhe kamerën e përparme.

Ende nuk dihet data e përafërt e lansimit të tabletit me ekran më të vogël sesa rivalët e saj, por bëhet e ditur se kostoja e këtij tableti nuk do të jetë e lartë.

Megjithatë, Engadget ka publikuar disa pamje të tabletit të ri të Lenovo’s, dhe forma dhe dizajni janë të vetmet detaje që dihen për momentin për IdeaTab. / Telegrafi /