Telegrafi

Lenovo synon që Motorola të bëhet lider global në tregun mobil

Së fundmi, drejtori ekzekutiv i Lenovo-së, Yuanqing Yang tha se kompania e tij ka ambicie të mëdha sa i përket blerjes së re, dhe se plani i saj është që t’i tekalojë rivalët e saj kryesor kompanitë Apple dhe Samsung. Në një intervistë për CNN Money ai dha më shumë detaje sa i përket blerjes së Motorola-së.

“Ne jemi plotësues për njëri-tjetrin. Së bashku ne do të fitojmë në industrinë e telefonave të mençur mobil. Lenovo e ka tregun kinez dhe tregjet tjera në zhvillim, ndërsa Motorola e ka SHBA-në, Amerikën Latine dhe një pjesë të Evropës. Prandaj, ky kombinim është i përkryer” ka thënë Yang.

Yang e ka përshkruar marrëveshjen me Motorola-në si një “rrëfim interesant dashurie”, dhe ka thënë se intreresimi për ta blerë kompaninë amerikanë është i kahmotshëm. Lenovo ende nuk e ka të qartë se çka do të bëjë me Motorola-në, pasi që fabrikat e tyre janë në SHBA. / Telegrafi /