Site icon Telegrafi

Lenovo shfaq pamje të një telefoni me katër kamera të pasme

Prodhuesi kinez i telefonit Huawei pritet të ketë tre kamera në anën e pasme, të organizuara në një katror (me një LED blic në njërin cep).

Por duket sikur Huawei nuk është kompania e vetme kineze që punon në një telefon me një sistem kamerash në formë katrore në anën e pasme.

Chang Cheng, drejtori i kompanisë, ka postuar një imazh në Weibo këtë fundjavë duke treguar një aranzhim me katër kamera dhe një pikë më të vogël në qendër (që mund të jetë një blic).

Telefonat me kamera të dyfishtë janë bërë të zakonshme gjatë disa viteve të fundit, me kamera të mesme shpesh duke shtuar mbështetje për veçori të tilla si fotografia me kënd të gjerë, zmadhimi telefoto, efektet e thellësisë së imazhit (për imazhe të stilit bokeh – me një sfond të trubullt).

Është e paqartë se çfarë do të bëjnë kamerat e Lenovo-s, por nuk do të ishte e befasishme të shihnim disa kombinime të karakteristikave të përmendura më lart.

Lenovo nuk është kompania e vetme që punon në telefonat me më shumë se dy kamera. Huawei tashmë shet një telefon me tre kamera të pasme, dhe Nokia është thënë të jetë duke punuar në një me pesë. /Telegrafi/

Exit mobile version