Ndoshta shifrat më të rëndësishme janë ato të shitjeve të telefonave të mençur dhe kompjuterëve tablet, të cilat janë ngritur ndjeshëm, përkatësisht 39% dhe 67% respektivisht.
Nëse përqindjet kthehen në numra, Lenovo ka arritur të shesë 15.8 milionë telefona të mençur mobil dhe 2.3 milionë tabletë (Lenovo renditet si kompania e tretë për shitjen e tabletëve, pas Apple dhe Samsung).
Lenovo thekson se kjo është hera e parë në histori që kompania ka shitur më shumë telefona të mençur mobil sesa kompjuterë personal, edhe pse ajo ende mban pjesën më të madhe të shitjeve në kategorinë e fundit, apo 20% të tregut.
Lenovo tani pretendon se është prodhuesi numër katër i telefonave të mençur mobil në botë, dhe kompania duket mjaft optimiste për të ardhmen e saj. (Telegrafi)