Telegrafi

Lenovo rrit profitin me shitjen e telefonave dhe tabletëve

Lenovo ka arritur në një profit prej 220 milionë dollarëve për tremujorin korrik-shtator, pasi shitjet e pajisjeve mobile i ka dyfishuar nga një vit më parë.

Lenovo, prodhuesi më i madh në botë i kompjuterëve personal, ka qenë e fokusuar në krijimin mobile edhe pse gjendej në mes të një tregu me ngadalësuar në nivel global.

Dërgesat e saj kanë kombinuar shitjet e telefonave të mençur dhe tabletëve, të cilat i kanë tejkaluar ato të kompjuterëve personal për dy tremujorë radhazi.

Dërgesat e telefonave të mençur të kompanisë janë rritur për 78 për qind nga vit në vit, ndërsa ato të tabletave janë rritur edhe më shumë, ose rreth katërfish për të arritur në 2.3 milionë njësi. / Telegrafi /