Telegrafi

Lenovo prezanton Yoga A12 – laptopin konvertibil Android që kushton 299 dollarë

Lenovo ka njoftuar për lansimin e një tableti të ri që bazohet në Android. Bëhet fjalë për Yoga A12 nga Lenovo që është më shumë një laptop konvertibil sesa një një tablet.

Pajisja vjen me një ekranin prej 12.2 inç dhe përmban një procesor të Intel Atom X5, që gjithashtu vjen me 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Ekrani në Yoga A12 Lenovo ka një rezolucion prej 1200 x 800 pikselëve dhe pajisja do të vijë me Android 6.0.1 Marshmalloë.

Pajisja mund të palohet për tu përdorur si tablet dhe përdoret gjithashtu si një kompjuter portativ dhe përmban një tastierë të sheshtë që është e ndjeshme në prekje.

Lenovo do të fillojë shitjen e Yoga A12 Lenovo nga 8 shkurt dhe pajisja do të jetë në dispozicion për një çmim shumë të përballueshëm prej 299 dollarëve.