Telegrafi

Lenovo prezanton modelin e avancuar Vibe Z

Vibe Z është modeli i ri i telefonit të Lenovo’së me ekranin e ndjeshëm në prekje prej 5.5 inç në formatin full HD, dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa pajisja përmban edhe Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Lenovo Vibe Z përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel me ndriçuesin LED, si dhe kamerën e përparme me 5 mega-piksel e cila shërben për video thirrje.

Lenovo ka thënë se modeli i saj i ri i telefonit do të pajiset me Android 4.4 KitKat në të ardhmen, mirëpo ajo që nuk dihet ende është çmimi i Vibe Z. / Telegrafi /